Nuk arritët të bëni pushime në gusht dhe keni plane? Mësoni si do jetë moti 15 ditët e para të shtatorit

Sipas Meteoalb, të gjithë ata që i kanë lënë pushimet për në fund do të kenë mundësi të shijojnë motin e ngrohtë edhe pas ardhjes së shtatorit.

Sa i përket kësaj fundjave, për ata që duan të pushojnë kushtet do të jenë më se të favorshme.

Do të kemi mot me kthjellime gjatë gjithë fundjavës. Temperatura do të jenë të larta ndërsa vlera maksimale gjatë orëve të ditës pritet të jenë 38-39 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territorit të vendit

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se nuk do të kemi as probleme sa i përket erës, ata që kanë rezervuar pushimet, mund ta shijojnë detin të qetë.

Në fillim të shtatorit, sipas Meteoalb, në datat 31 gusht, 2-3 shtator do të kemi prani të vranësirave, herë pas here mund të ketë reshje të pakta. Po ashtu pritet edhe një freskim i motit.

Por, pas datës katër do të kemi një rritje graduale të temperaturave deri në 35 gradë celsius. Pra mesa duket, 15 ditët e para të shtatorit do të keni mundësi që t’i shfrytëzoni për pushime.