Nora Malaj: Sot mora lajmin që më la pa frymë!

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin duke u shprehur se vendi ynë është në një krizë totale në fushën e mësuesisë dhe të studentëve  që regjistrohen në shkencat ekzakte. Malaj përkufizon si faktor ndikues në këtë situatë qeverinë, ku thekson se strategjia e ndjekur ishte tejet e gabuar, që në kohën e ministres Shahini.

“Lajmi i trishtë ishte sot se “14 studentë të regjistruar për fizikë, në të gjithë vendin”, Lajmi që të lë pa frymë . Krizë totale në fushën e mësuesisë , sidomos në shkencat ekzakte . Kam shumë kohë qe e kam paralajmëruar , pasi e gjithë strategjia e ndjekur për fushën e përzgjedhjes nga studentët në mësuesisë ishte tejet e gabuar që në kohën e zonjës Shahini . Pasi të dali në pension edhe ky brezë i përkushtuar i mësuesve të fizikë do vij momenti , shumë shpejt kur nuk do të kemi as laboratore dhe mësues fizike.

Kjo nuk është këmbanë alarmi vetëm për fushën akademike apo Ministrinë e Arsimit, po në qasjen time kjo është alarmante për të gjithë ne , shoqërinë shqiptare dhe intelelektualët e vendit .

Arsimi nuk është shoenzim për një qeveri , po investim! Drita e kuqe tashmë është ndezur ! Nuk ka vend për të thëne unë e thashë dhe si Pons Pilati, po laj duart nga problemi , por mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi e të lëvizim shumë shpejt , që orteku i cili po vjen të parandalohet . Se pari , Universitete dhe Institucionet Akademike në vend , publike dhe jo publike duhet të marrin masa dhe ta shohin të vêrtetën në sy , së dyti institucioni i Ministrisë se Arsimit , duhet t’i bëj nje skaner situatës dhe  të hartoj nje plan veprimi që të dali nga kjo qendje që po shkojnë deget e mësuesise drejt rënies së lire !

Nese nuk do të kemi studentë që do refuzojnë të zgjedhim degën e mësuesisë , ne të ardhmen , shumë shpejt , nuk do të kemi mësues të aftë , që nesër te kemi studente kandidatë per te studiuar ne fushat e ndryshme si mjekësia , informatika, fushat ekonomike dhe fushat e tjera .

Mendoj se duhet te jetë një çeshtje kombëtare dhe duhet të trajtohet si nevoje emergjente për brezat e ardhshem ! Është mundesia që te gjithe te kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë tejet e vështirë në sektorinë e edukimit .

Shkollimi me cilësi është detyrim Kushtetues , ndaj duhet të shihet me prijoritet . Besoj te më e mira se jemi populli që investojme( nga ana e prinderve ) çdo gjë për mirëshkollimin e fëmijëve , ndaj duhet të veprohet shpejtë se nuk ka kohë”, shkruan ajo ndër të tjera.