Noka befason me parashikim për zgjedhjet, zbulon sa mandate synon PD në Tiranë: E ka pranuar edhe Majko

Kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar se Tirana është një sfidë që medoemos do të fitohet nga PD.

“Tirana është një sfidë që medoemos do të fitohet nga ne dhe jemi të sigurt për ndryshimin. Nuk ka rëndësi se në çfarë vendi jam unë në listë, por largimi i rilindjes si një e keqe e madhe që e ka kapluar këtë vend.

PD ka hyrë me një objekt që është bërë publik dhe do të arrihet. Në zonën e zjarrit është numri 20. Mazniku tha se synojnë 18, ndërsa Majko e ka pranuar vetë se është i ikur. Jemi dëshmitar të një gjëje: keni dëgjuar në kaq vite që Rilindja të tentojë barazim në Tiranë? Janë në disfatë të frikshme”, tha Noka.