Njoftim i rëndësishëm për të gjithë nxënësit, ja masat që merr ministria nga data 1 dhjetor

Teksa shtimi i rasteve të të infektuarve me Covid-19 në vend vijon të rritet, qeveria ka marrë të tjera masa. Kështu që nga 1 dhjetori mësimi për nxënësit do të zhvillohet i alternuar, online dhe në klasë. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikimin me publikun për masat e marra për përballimin epidemisë në vend dhe vendimin për ecurinë e procesit arsimor. Ministrja u shpreh se një vendim i tillë ka ardhur me qëllim minimizimin e përhapjes së Covid, në një kohë që po qarkullon edhe virusi i stinës. Ajo shtoi se shkollat nuk kanë qenë vatër infeksioni, por sipas ministres kjo është një masë parandaluese.

“Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut. Deri tani, siç ekspertët analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov 2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Ne vendosëm që t’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha ministrja e Shëndetësisë. Mësimi do të zhvillohet i kombinuar, një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë. Ora e mësimit do të jetë 25-30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare.

Masat e marra për Covid:

Por duke iu referuar analizës së bërë nga OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik, ministrja Manastirliu u shpreh se situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Ndër të tjera ajo theksoi se janë shtuar 270 mjekë dhe infermierë në betejën me Covid, si edhe ka mbërritur edhe doza e fundit të vaksinës së gripit. “Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e rriskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash.

Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit. OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar”, tha Manastirliu. Ndër të tjera ministrja iu drejtua qytetarëve që secili duhet të tregojë kujdes dhe të marrë përgjegjësit e tij, ndërsa u shpreh se çdo veprim jo i kujdesshëm mund të ketë pasoja mbi shëndetin e vet qytetarit dhe të atyre që e rrethojnë. “Në këto 9 muaj, shumë mësime janë nxjerrë kudo në botë, nga kjo pandemi. Një prej tyre mbetet i pandryshueshëm: Masat në mbrojtje të jetës kanë efekt, vetëm në qoftë se gjithë secili prej jush merr përgjegjësitë e veta.

Në këtë pandemi, çdo veprim i pakujdesshëm ka pasoja të drejtpërdrejta mbi shëndetin tuaj dhe shëndetin e të afërmve. Përpara kemi një dimër të vështirë, por sot shpresat që të dalim të fituar nga kjo luftë, janë më të mëdha se kurrë më parë. Në fund, ministrja e mbylli deklaratën e saj me një apel duke qenë se përpara janë festat e nëntorit, teksa u shpreh se ky vit na gjen përballë një sfide dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur vetën. “E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nëntorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të mëdha do të jetë dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin”, tha ministrja Manastirliu.