Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që do udhëtojnë drejt Gjermanisë

Ambasada gjermane në Tiranë ka sqaruar edhe një herë detajet për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë, lidhur me situatën nga koronavirusi.

Duke qenë se Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku, udhëtarët duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të kryejnë testin e tamponit. “Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++

Meqenëse Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.

Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, – thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.