Njihuni me vjazën më të re të “Për’puthen” dhe përse ajo do të trazojë ujrat në spektakël

Mbrëmjen e kaluar një hyrje e re la pa fjalë të gjithë pjesëmarrësit e “Për’puthen”. Bëhet fjalë për bukuroshen Jasmin Kadriu e cila është tashmë konkurrentja më e re zyrtare e këtij reality show.

Jasmin është nga Peshkopia, ka studiouar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci por ka lënë cdo gjë në pauzë për tu bërë pjesë e këtij spektakli të madh. Sigurisht të gjithë mbetën pa fjalë sidomos djemtë pasi Jasmin nuk ngurroi të thotë se ka ardhur të trazojë ujrat e sigurisht për të gjetur dashurinë.

Ajo tha se në këtë spektakël mund të shkojë mirë vetëm me Melisën ndërkohë që theksoi se pasioni i saj më i madh janë makinat.