Njihuni me ‘ushtaren’ 19-vjeçare që u shpall fytyra më e bukur e 2020-ës

Ajo momentalisht po kryen shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Izrael dhe është vetëm 19-vjeçe por me një të ardhme të ndritur. Vajza për të cilën po flasim quhet Yael Shelbia dhe sapo është shpallur fytyra më e bukur për vitin 2020-të.

Bukuroshja ka zënë vendin e parë në listën vjetore të “TC Candler” që publikon çdo fundvit 100 fytyrat më të bukura të vitit. Kjo listë nuk është një konkurs bukurie apo popullariteti dhe nuk është as specifik për vendin.

Shelbia, bukuroshja e cila sapo ka nisur hapat e parë të karrierës së saj mediatike është gjithashtu edhe modele. Fytyra e saj është bërë pjesë e fushatave të shumta të produkteve të Kim Kardashianm përkatësisht për linjën “KKW Beauty”. Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë arritje duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë e para në asgjë.