Njihuni me 8 liderët e shteteve që akoma nuk e kanë uruar Joe Biden

Sipas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden pritet të jetë presidenti i ri, dhe ai tashmë është përgëzuar nga shumica e liderëve boterorë, por ka edhe nga ata që akoma nuk kanë dërguar një mesazh urimi, shkruan Albeu.com. Midis liderëve që kanë uruar Joe Biden-in janë emra të tillë si kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu por edhe liderët e shteteve tona.

Nga ana tjetër, Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi se është shumë herët për të përgëzuar Bidenin dhe se do të presë mbylljen e të gjitha çështjeve ligjore për zgjedhjet e SHBA, transmeton Albeu.com. Por ka nga edhe liderë të tjerë të rëndësishëm, të cilët ende nuk e kanë uruar Bidenin.

Ja emrat e tyre:

– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
– Presidenti rus Vladimir Putin
– Presidenti brazilian Jair Bolsonaro
– Kryeministri hungarez Viktor Orban
– Udhëheqësi kinez Xi Jinping
– Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un
– Politikanët arabë sauditë. /albeu.com