Së fundmi, spektakli “Për’Puthen” ka deklaruar zyrtarisht përjashtimin e Anës dhe Arjonit pas fotos që ky i fundit publikoi pak kohë më parë në rrjetet sociale ku shfaqej në shtrat me bukuroshen.
I gjithë skandali i tyre është ende i paqartë për shumë njerëz dhe Ana ka treguar se është në një proces gjyqsor kundër tij për të cilën nuk i lejohet të flasë, të paktën kështu është shprehur ajo.
Mirëpo duket se Arjoni e ka nxjerrë sërish bllof konkurrenten duke ju përgjigjur pyetjes së fansave që duan të dinë me shumë rreth gjyqit dhe se si do të shkojë puna e tyre. Ndërkohë që Ana nuk pranon të flasë për asgjë, Arjoni nga Ana tjetër u shpreh se ka folur me avokatët e tij dhe ata i kanë treguar se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal. “Presim” -ishin fjalët e konkurrentit duke vënë në pikëpyetje të mëdha situatën e tyre.
Po ju si mendoni, kush ka të drejtë dhe kush po mashtron në këtë mes, Arjoni apo Ana?