Një tjetër humbje për shqiptarët, shuhet gazetari i mirënjohur

Bedri Sadiku mësohet se është shuar në moshën 65-vjeçare për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Gazetari i mirënjohur nga Kosova prej vitesh ka shërbyer si zëri i të përditshmes “Rilindja” por jo vetëm.

Si korrespondent, ai ishte njohës mjaft i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni. Ai prej vitesh e ka bërë punën e tij me shumë pasion duke evidentuar shkeljen e të drejtave të qytetarëve duke raportuar në kohë reale madje për këto ngjarje është arrestuar edhe nga autoritetet përkatëse.