Një shqiptar humb jetën nga koronavirusi, ja çfarë raportojnë mediat greke

Mediat greke raportojnë se një burrë me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Rios në Patra për shkak të koronavirusit.

Mësohet se viktima është 68-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë gjatë 24 orëve nëtë fundit në Greqi janë shënuar vetëm 11 raste të reja me Covid-19 dhe numri në total i tyre ka shkuar në 4,012. Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë regjistruar 195 viktima.