Një personi në rinas i konfiskohen 22 mijë paund, i kishte të pa deklaruara

Një shtetas britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas. Dogana njofton se shtetësja J.R.B, i kap me sasinë e parave në vijën e dytë të kontrollit. Ajo tashmë po hetohet për mosdeklarim të të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë.

NJOFTIMI NGA DOGANA:

Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas. Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i Kodit Penal. Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.