Një nga shqiptarët më të pasur, kush është politikani me gjashtë makina të tipit “Mercedes”

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në Kosovë në vitin 2020. Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon tek deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare.

Në AKK ai i ka deklaruar gjashtë makina të tipit “Mercedes” të vlera të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze. Dy nga makinat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë. Të gjitha këto makina janë të deklaruara në emër të Pacollit, dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës. Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove.