“Një nga projektet më të mëdha të qeverisë shqiptare”, kryeministri Rama bën publik investimin me rëndësi të madhe

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për një ndër projektet më të mëdhenj të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e ujësjellësve që po realizohet në Bashkinë e Kavajës.

Rama informon se falë këtij investimi madhor, 42 mijë banorë do të kenë mundësi të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. “Në Bashkinë e Kavajës po zbatohet një nga projektet më të mëdhenj të Qeverisë Shqiptare përsa i përket rehabilitimit të ujësjellës kanalizimeve Përmes këtij investimi, 42 mijë banorë të kësaj Bashkie do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshë. Ministrja, Belinda Balluku dhe Drejtori i AKUM, Alqi Bllako inspektojnë punimet ku deri më tani janë realizuar 42% e tyre.”, shkruan kryeministri Rama.