Një mandat i tretë Ramës apo Basha kryeministër pas 25 prillit? Përparim Kabo e zbulon hapur për shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama kërkon të fitojë një mandat tjetër qeverisës ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha garon për mandatin e parë.

Sipas Profesorit Përparim Kabo, asnjë nga kandidatët kryesorë për kryeministër nuk meriton të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ai sugjeron një zgjidhje tjetër.

“As Rama 3, as Basha 1. Në gjykimin tim, Shqipërisë do t’i duhet një koalicion qeveritar drejtues i përbërë vetëm nga teknokratët. Forcat politike që ata drejtojnë janë tejet të konsumuara. Nuk mund të ndryshojnë atë realitet që ata vetë e kanë krijuar”, thotë Kabo i ftuar sot në “Top Talk”.