Një lajm i mirë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë do të ndodhë pas 25 shkurtit

Më 25 shkurt përfundon afati i masave shtrënguese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe shumë shpejt priten të vendosen të rejat. Ditën e sotme Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka zbuluar detaje se cfarë na pret në ditët dhe javët në vijim.

Ajo theksoi se në të ardhmen masat shtrënguese nuk do të shkojnë më shumë se kaq. Por megjithatë kufizimet dhe rregullar e vendosura duhet të zbatohen nga të gjithë qytetarët në mënyrë që të shmangim ndonjë karastrofë. Tomini shtoi se të mërkurën pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vendosur masat e reja.

Ekspertja theksoi se karantina do të jetë guri i fundit sa i përket shtrëngimit të mëtejshëm të masave.