Një lajm i mirë! Ambasadorja amerikane parashikon ndryshimin e MADH në Shqipëri

Yuri Kim ka reaguar pas lajmit të mirë që dha Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, i cili njoftoi se Shqipëria do të ketë një hartë të re për regjistrimin e pronave.

Soreca shkruan se falë mbështetjes së BE-së dhe projektit me 5.7 milion euro në Shqipëri do të përmirësohet siguria ligjore si dhe do të promovohen më shumë investime të huaja. Kim shkruan se zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Kim.