Shtyrja e datës për dhënien e vendimit për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë, për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është një lajm i keq sa më s’ka.
“Pa asnjë dyshim, mosmarrja e një date për t’u ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE është lajm i keq.
I keq sa më ska!
Tryeza e negociatave për anëtarësim është dritarja e vetme nga ku mund të shohim perëndimin.
Për fat të keq, anëtarësimi në OSBE, Këshillin e Europës dhe NATO nuk janë më të mjaftueshme për të garantuar standartet perëndimore në Shqipëri.
Na duhen ato negociata.
I duhen Shqipërisë.
I duhen shqiptarëve.
Ndoshta, nuk i duhen vetëm qeveritarëve. Atyre po, u prishin punë…
Shumë e trishtë kjo panoramë me perspektivë të zymtë dhe ndriçim të zbehtë…”, shkruan Manjani.