Ish-ministri i Transporteve, Ilir Mataj ka ndërruar sot jetë.
Mësohet se ai ishte infektuar edhe me Covid ku po luftonte me virusin e rrezikshëm prej 22 dhjetorit.
Mataj ishte babai i tre vajzave dhe njihej si një person intelektual dhe një prind i shkëlqyer.
Mataj ishte presidenti i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugor “Analtir”.
Gazetari Mitro Çela përmes një postimi në Facebook shkruan:
POSTIMI I PLOTË
ELEGJI PËR MIKUN: ILIR MATA
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.
Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.
Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët…
Por nuk gjej fjalët e duhura!
Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!
Por Iliri ishte i njeri i rrallë, por nuk ishte Mesi që të ringjallet!
POR..
mund të hapim sytë e të shohim gjithçka që të ka lënë: mirësinë, gëzimin, buzëqeshje dashurinë e madhe për familjen, miqtë.
E dashura Vali!
Ti si grua, mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota…
POR…
mund të bësh atë që Iliri do të donte:
Të hapësh sytë, ta kujtosh për ditët e lumtura që kaluat së bashku, të fshish lotët, të ndjellësh kujtime të bukura nga jeta juaj. Të ngushëllosh vajzat.
Shën Agustini ngushëllon me fjalë perëndie:
“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”
Lamtumirë mik!