Një humbje e madhe, ndahet nga jeta zyrtari i njohur, lajmin e jep kryebashkiaku socialist

Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i Bashkisë së Kavajës. Lajmi i trishtë ka ardhur ditën e sotme, ku mësohet së Ramazan Cara 57 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ai ka rezultuar i infektuar me virusin SARS COV2 që prej datës 1 shkurt ndërsa së fundi ai ishte shtruar për mjekim të specializuar në spital.

Fillimisht ai u trajtua në banesën e tij në Kavajë por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital. Kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka përcjellë një mesazh të ndjerë për bashkëpunëtorin e tij.