Një humbje e madhe, COVID i merr jetën mjekut shqiptar

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët të cilët kanë shprehur trishtim të madh sot, pasi mësuan humbjen e mjekut Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68 vjeç, mjek i njohur dhe i përkushtuar në kujdesin mjekësor ndaj qytetarëve të Dibrës, ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se dr. Kaziu ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij ishte rënduar dy ditë më parë. Ai u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë, por ka ndërruar jetë.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi, nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”, shkruan Spitali Rajonal Dibër.