Një goditje tjetër e madhe për Monika Kryemadhin, largohet nga LSI një tjetër figurë e rëndësishme politike

Mëngjesin e ditës së sotme, kreu i LSI, Monika Kryemadhi ka marrë një tjetër goditje nga kabineti i saj pasi një tjetër anëtar i kësaj partie është larguar.

Bëhet fjalë për Sokol Dervishin i cili nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste dhe këtë lajm e ka konfirmuar kolegu i tij dhe ish-pjesëtari i LSI që u largua pak ditë më parë, Gledion Rehovica. Ky i fundit i është bashkuar PS-së duke braktisur Kryemadhin dhe partinë e saj.

Rehovica tha se nga LSI është larguar ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës , Sokol Dervishi por që ende nuk e ka bërë publike.