Një ditë para denoncoi se nuk po i jepnin mjekim, ndërron jetë 53 vjeçari shqiptar

Lutfi Çekiri, 53-vjeçari nga Ndroqi që u sorollat në dyert e spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë pasditen e së premtes. Një ditë para se të vdiste, ai së bashku me bashkëshorten kishin kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, të dëshpëruar se dikush mund ti shihte dhe do ti jepte një përgjigjje për gjendjen e rënduar shëndetësore, por jo. Çekiri u intervistua duke treguar se si e kaluan nga një spital tek tjetri, pa u shqetësuar aspak se sa po përkeqësohej gjendja e tij.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun.

Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri ndërsa gruaja shtoi se ka nevojë urgjente për shtrim, shkruan faxweb. Mesa duket, Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar të gjithë stafin mjekësor tek spitalet Covid duke lënë jashtë vëmendjes shërbimet e tjera.

Janë ngritur shpesh herë ankesa se në QSUT ka pacientë të ardhur nga qytete të ndryshme që nuk marrin trajtimet e nevojshme. Ndërkohe për shkak të shtimit të të infektuarve me Coronavirus, të hënën pritet të hapet spitali COVID-3.