Një ditë më parë humbi të vëllanë nga COVID-19, Ylli Ndroqi del me mesazhin e fortë (FOTO)

Biznesmeni Ylli Ndoqi humbi dje vëllain si pasojë e infektimit me COVID-19, Lulzim Pacmaçiun.

Një ditë pas kësaj humbjeje të madhe, Ylli Ndoqi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku shpreh falënderimet për të gjitha ata që iu qëndruan pranë në këtë moment të vështirë. Ai shkruan ndër të tjera se nuk ia uron askujt të përjetojë atë që ai dhe familja e tij po kalojnë prej muajsh.

“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhimbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja.

Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin.

Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh. Ylli Ndroqi”, shkruan Ndroqi.