Nishani reagon i revoltuar dhe lëshon deklaratën e fortë, tregon çfarë e pret kryeministrin Rama

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një reagim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama. “Tradhëtari me damkë, më i ziu në 108 vite të Shtetit Shqiptar, nga Vlora e patriotëve dhe e Flamurit ????????, fyen e tallet me polifoninë labe, këtë Perlë të historisë e identitetit tonë kulturor”, shkruan Nishani i revoltuar. Më tej ish-presidenti shkruan ‘tradhtari i dështuar do harrohet krejt’ duke iu referuar Ramës.

Postimi i Nishanit

Tradhëtari me damkë, më i ziu në 108 vite të Shtetit Shqiptar, nga Vlora e patriotëve dhe e Flamurit ????????, fyen e tallet me polifoninë labe, këtë Perlë të historisë e identitetit tonë kulturor.

Serbofili i Tiranës nuk e kupton se iso polifonia labe, lahuta e çiftelia e malësisë, janë identitet kombëtar për ne shqiptarët.

Halabakut bajat i duket çudi se si lebërit pinë raki, këndojnë e hedhin valle.

Rakia e kënga edhe ti merr pak mendë në gaz e hare por ti kthen prap !

Kokaina dhe krimi të marrin peng e nuk ju ikën dot më !

Ky është dallimi midis dy modeleve !

Matrapazi i tokave të Kosovës dhe i detit arbëror, i konsideron vlonjatët, popullin e bregut e të gjithë Labërinë si vathë që u dërgon xhaketën e ju merr votat kur ti dojë e sa të dojë.

Labëria e Malësia, Vlora dhe e gjithë Shqipëria, do ta dërrmojnë politikisht halabakun bajat më 25 Prill !

Polifonia, e sharkia janë të vjetra sa vetë kombi e do të vazhdojnë të jenë me të.

Tradhëtari i dështuar do harrohet krejt !

#TëRingremëShqipërinë ????????