Nis sot vaksinimi në vendin tonë, Manastirliu zbulon detajet e rëndësishme

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi ditën me një lajm të mirë për të gjithë ne. Ditën e sotme nis sot procesi i vaksnimit dhe siç e bëmë të ditur pak më parë, të parët që do të përfitojnë janë pjesëtarët e stafit mjeksor dhe më pas personat mbi 65-vjeç.

Sakaq, Ogerta Manastirliu dhe Rama dolën në një konferencë për shtyp ku zbuluan detaje të rëndësishme rreth këtij procesi. Ja çfarë thanë ata për mediat:

“Ekspertët e vendeve europiane kanë studiuar planet duke nxjerrë gjithë parametrat dhe në bazë të standardeve për të realizuar planin tonë të vaksinimit. Aspekti kryesor është prioriteti i grupeve që do të vaksinohen. Mjekë e infermierët do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe fillon sot e do të shtihet në ditët në vijim. Ndër grupet që janë identifikuar si prioritar janë personat e moshuar dhe ato me probleme të shumta shëndetësore. Planifikohet që të parët kemi edhe vaksinimin e kombinuar ata që kanë nevoja urgjente duhet të ulim riskun. Të vijojnë vaksinim në mënyrë paralele. Do të vijojmë më pas me persona mbi 70 vjeç . Ka një formular dhe pas kryerjes së vaksinës qëndron 30 min në vëzhgim. Është e rëndësishme që shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë por në vende të ndryshme. Janë formularët, kartën që do të përmbajë të gjithë elementët”, -u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.