Nis sot vaksinimi i personaliteteve mbi 80-vjeç, Rama zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët e Elbasanit.

Rama foli edhe për vaksinimin e personaliteteve 80-vjeç, duke theksuar se sipas tij reagimet pas komunikimit të këtij vendimi ka qenë i padrejtë.

Gjithashtu ai tha se nisja me personalitete të moshës 80-vjeç është më shumë një shenjë sensibilizmi apo ndërgjegjësimi për ata persona që dyshojnë tek efektiviteti i vaksinës.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitet që janë 80-vjeçare për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta sepse shoh njëfarë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për ta dhe nuk ma ha mëndja që do të dukeshim më bukur nëse ne do të duhet të përballeshim me humbjen e tyre për shkak të mungesës së vaksinës.

Po ashtu fushata e vaksinimit ka një aspekt tjetër që është edhe sensibilizimi i atyre që mendojnë se vaksina është e dëmshme.

Pra fillojmë më kategorinë e 80-vjeçare por janë të parët në një ditë ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me ta si një mënyrë simbolike. Është bërë një reagim i padenjë, mizerabël nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë më publikun duke u përpjekur të shfryjnë mllefin ndaj qeverisë”, tha Rama.