Nis me debate seanca plenare, Gjuzi: Nëse doni sherr, mos kujtoni se s’jemi gati! Ja si ja kthen Ruçi (VIDEO)

Ka nisur me debate seanca plenare e Kuvendit, ku ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, që ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se nuk po takon krerët e partive të vogla për të diskutuar lidhur me zhvillimet mbi Reformën Zgjedhore. Gjuzi tha mes të tjerash se nuk e ka problem të bëjë sherr, nëse mazhoranca e do një gjë të tillë, por sipas tij, duhet që situata të sillet në normalitet.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie, ndaj dhe nuk mund t’i kërkojë llogari numrit dy të PS.

Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Cfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me c’të dojë Brenda, futet, se është future këtu me cdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën.

Ruci: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre. Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish.

Video: