Nis mbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet, arrin Rama dhe palët politike, ja kush janë emrat që marrin pjesë

Ditën e sotme është parashikuar të mblidhet Këshillli Politik, ku pjesë për herë të parë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

I pari në Këshillin Politik ka arritur Damian Gjiknuri. Shkallët e Pallatit të Kongreseve i kanë ngjitur pas tij grupi opozitar jashtë parlamentit me Gazment Bardhin, Petrit Vasilin, Ivi Kason dhe Oerd Bylykbashin.

Po ashtu në mbledhje janë edhe Rudina Hajdari me Myslim Murrizin nga opozita brenda parlamentit.

Edhe kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri ka vënë maskën e tij të personalizuar në ngjyrë të zezë dhe kostum të zi.