Niko Peleshi nxjerr videon dhe jep lajmin e mirë për shqiptarët

Për situatën e krijuar në vend nga moti ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi thotë se ka nisur puna që për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër nga efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH. Ndërsa trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit, ndërsa në Shkodër ka qetësim të situatës.

“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.
Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Permet dhe Memaliaj.
Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër.
Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shkruan Niko Peleshi.