Ngjela zbulon goditjet e rënda që do të marrin politikanët shqiptarë së shpejti

Avokati Spartak Ngjela analizoi zgjedhjet në Kosovë, ndërsa bëri dhe një paralelizëm me situatën në Shqipëri. Ai tha se asnjë politikan nuk i shpëton vettingut

“Problemi i kapitalizmit nuk ndryshon dot me doktrinën e Vetëvendosjes. Nuk ka doktrinë që ndryshon kapitalizmin në Shqipëri. Është korrupsioni, midis jush ka njerëz që kanë frikë. Nuk ndryshon korrupsioni në Shqipëri. Këtu nuk po vijnë akoma 30 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Reformën Kushtetuese dhe Ligjore nuk e kemi bërë ne. Asnjë politikan nuk i shpëton dot VETING-ut të pasurisë. Krimi i organizuar është i provuar në Shqipëri, nuk e kam shpikur unë, e kanë thënë ndërkombëtarët. Dy partitë nuk kanë pasion për zgjedhjet”, tha ai për Nesws24.