Ngjela ‘trondit’ me deklaratën: Ja çfarë ndodh në Shqipëri nëse BKH formohet deri në…

Avokati Spartak Ngjela ka bërë disa deklarata të forta ditën e sotme ku shprehet se e ardhmja e Shqipërisë nuk është e lidhur me dy grupet aktuale politike.

Avokati shkoi se nëse BKH-ja do të krijohet deri në vjeshtë, asnjë nga politikanët aktualë nuk do të jenë kandidatë në zgjedhjet e vitit 2021.

“Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale. Ambasadorja amerikane i goditi sot duke thënë se po sabotohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shqiptarët e mençur presin BKH-në. Nëse do të kemi forca që të fillojë funksionimi i BKH-së, asnjë nga këta nuk i ke më kandidat për deputet. Jam i sigurt për këtë.

Hetuesit e BKH-së janë edhe me shtetësi shqiptare, janë edhe me shtetësi amerikane. Vetëm kryetari është vetëm me shtetësi shqiptare. BKH i ka shqetësuar këta. Këta dy grupime politike nuk kanë lidhje me fatin e ardhshëm të Shqipërisë. Nëse politika e madhe që po drejton antikorrupsionin në Shqipëri e formon Byronë Kombëtare të Hetimit brenda vjeshtës, asnjëri nga këta nuk i ke kandidatë për deputetë. Nuk do të jenë kandidatë pasi do të jenë për hetim. Nuk kam të dhëna konkrete, por edhe Rama nën hetim do të jetë. Kjo është edhe arsyeja e reagimit të ambasadës amerikane”, tha Ngjela.