Ngjela tregon tre gjërat që bëjnë politikanët me paratë që marrin nga korrupsioni

Avokati Spartak Ngjela deklaroi sonte në emisionin “Refleksione” se niveli i korrupsionit sot në vendin tonë është në nivele shumë të larta duke shkatërruar konkurrencën dhe tregun shqiptar.

Avokati sqaroi se përse i duhen paratë e korrupsionit politikanëve shqiptarë. Avokati tha se me paratë e korrupsionit shkatërrohen zgjedhjet e lira, blen votat, paguan policinë, çdo gjë, paguan bandat private që ka në vjedhjen e kutive.

“Po paratë e korrupsionit përse i duhen? Me paratë e korrupsionit shkatërrohen zgjedhjet e lira. Blen votat, paguan policinë, çdo gjë. Paguan bandat private që ka në vjedhjen e kutive. Në hedhjen e votave nëpër kuti. Të gjitha këto bëhen me paratë që ka marrë nëpërmjet korrupsionit. Kjo është gjendja jonë.

Si mund të ndryshojë. Po nuk ka pushtet të drejtë ligjor, juridik dhe gjyqësor, ka korrupsion. Vetëm pushteti gjyqësor i drejtë dhe i pavarur ndalon korrupsionin. Sepse korrupsioni punon përmes krimit. Pushteti gjyqësor e ka lejuar sepse ka një marrëveshje të brendshme midis pushteti gjyqësor dhe pushtetit politik. Pushteti politik thotë unë nuk do ju godas juve por vazhdoni punën, dhe ai tjetri thotë unë nuk kam pse merrem me ju. Njëri vjedh popullin tjetri abuzon me drejtësinë” deklaroi Ngjela në emisionin “Refleksione.”