Ngjarja e rëndë në Vienë, kancelari austriak nxjerr ushtrinë në rrugë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka reaguar pas ngjarjes tronditëse me disa humbje jete mbrëmjen e sotme duke shkaktuar viktima dhe të lënduar. Kurz thotë se nuk do të frikësohen nga ter orizmi dhe se për kapjen e autorëve tashmë do të angazhohet edhe ushtria.

“Tani jemi duke përjetuar orë të vështira. Unë do të doja të falënderoja të gjitha shërbimet e urgjencës, veçanërisht sot që rrezikuan jetën e tyre për sigurinë tonë. Policia jonë do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të kësaj ngjarjeje. Më vjen mirë që oficerët tanë të policisë kanë qenë në gjendje të eliminojnë një autor. Ne kurrë nuk do ta lejojmë veten tonë të frikësohemi nga ter orizmi dhe do t’i lu tojmë me vendosmëri këto su me.

Kështu që policia mund të përqendrohet plotësisht në lu tën kundër terrizmit, qeveria federale ka vendosur që forcat e armatosura të marrin përsipër mbrojtjen, të kryer më parë nga policia në Vjenë. I gjithë vendi është në mendime me familjet e viktimave dhe të lënduarve, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të thella. Ne falënderojmë liderët e Bashkimit Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për shprehjet e solidaritetit të tyre”, shkruan Kurz.