Ngjarja e bujshme me Katsifas, ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Shqipëri

Konstandinos Kaçifas u va më 28 tetor gjatë një shkëmbimi me forcat speciale RENEA. Ceremonia përkujtimore e dy vjetorit të Konstantinos Katsifas do të zhvillohet të Shtunën në Bularat të Himarës. Këtë datë e vendosën autoritetet shqiptare në mënyrë që shërbimi përkujtimor të mos bëhej në të njëjtën ditë me kremtimin e 28 Tetorit të Ditës së “JO-së”.

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e ekstremistit grek, banorët deklarojnë se prej ditësh forcat e policisë shqiptare po monitorojnë lëvizjet e familjes Katsifas.