Nga nesër do kemi kufizim të orarit të lëvizjes në 20:00? Vjen reagimi nga Komiteti i Ekspertëve

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njëherësh kryetarja e Komitetit të Ekspertëve mbërmjen e sotme nuk e ka pohuar lajmin se komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që kufizimi i lëvizjes të ulej në orën 20:00.

Shtrëngohen masat anti-COVID, zbardhen oraret kur do të mbyllemi duke filluar nga nesër
“Nesër do të bëhet mbledhje, do analizohen ashtu siç është bërë gjithmonë të gjithë treguesit e situatës epidemiologjike. Do rishikojmë masat që duhen marrë. Propozimet bëhen në mbledhje dhe në përputhje me analizën e situatës”, tha ministrja e cila nuk e pohoi këtë lajm.