Nga bashkimi kombëtar te autonomia, grekët: 4 lëvizjet e forta të shqiptarëve

Në ditët e fundit në mediat greke ka pasur disa artikuj dhe analiza në lidhje me rolin e Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan. Konstantinos Holevas ka publikuar sot një artikull me titullin “Greqia duhet të kërkojë atë që Shqipëria dëshiron dhe fiton për “pakicat” e saj në Ballkan” duke analizuar katër zhvillime që tregojnë lëvizjen e fortë shqiptare në rajon.

Shkrimi në median greke

E para: Ramush Haradinaj deklaroi se brenda vitit do të mbahet një referendum me një pyetje nëse populli i Shqipërisë dhe Kosovës dëshiron bashkimin e të dy shteteve. Serbia ka interpretimin e vet: bashkimi është shantazh që serbët të njohin pavarësinë e Kosovës.

E dyta: Në Shqipëri, një regjistrim i popullsisë do të kryhet në 2021 me fonde nga Bashkimi Evropian. Origjina kombëtare e secilit qytetar gjithashtu do të regjistrohet. Kjo është një mundësi për të shtyrë Bashkimin Evropian për të bërë një regjistrim objektiv të Pakicës Kombëtare Greke, sepse regjistrimi i mëparshëm i vitit 2011 u denoncua nga organizata OMONIA.

E treta: Pas marrëveshjes sonë me Shqipërinë për të apeluar bashkërisht në Gjykatën e së Drejtës Ndërkombëtare mbi caktimin e zonave detare, ka informacion që qeveria e Tiranës po kërkon të hiqet ligji i luftës nga Greqia.

E katërta: Maqedonia do të kryejë gjithashtu një regjistrim të popullsisë në vitin 2021. Ali Ahmeti, kryetar i njërës prej partive shqiptare në pushtet, parashikon që përqindja e pakicës shqiptare do të jetë më shumë se 25%.

Shqiptarët nuk e konsiderojnë veten pakicë në Maqedoni, por një grup etnik bashkëqeverisës. Rritja e përqindjeve do të krijojë një ndjenjë të fuqisë dhe ata do të kërkojnë gjithnjë e më shumë të drejta (p.sh. rajoni autonom). Një shqiptar është tashmë Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti shumëkombësh.

Mesazhi është se shqiptarët, kudo që jetojnë, vazhdimisht kërkojnë më shumë. Në Shkup, ata duan që pakica e tyre të bashkëqeverisë. Por në Shqipëri minoriteti grek portretizohet qëllimisht shumë më i vogël numerikisht sesa është dhe ata janë të shtypur nga mjete psikologjike, gjyqësore, legjislative dhe nganjëherë të dhunshme, si vrasja e Konstantinos Katsifas.

Ne po hapim oreksin që nacionalizmi shqiptar të bëjë më shumë presion mbi bashkatdhetarët tanë. Greqia nuk po kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa ajo që Shqipëria kërkon për pakicat shqiptare në Ballkan.