Nesër Zaho ulet për herë të parë në bankat e shkollës, Rama del me mesazhin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama pak orë para nisjes së vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit.

“Pushimet mbaruan nesër nis shkolla, qoftë një vit i mbarë e me shëndet për të gjithë”, shkruan Rama, teksa ka shpërndarë mesazhin informues të ministres së Arsimit Besa Shahini.

Ditën e nesërme dhe djali i kryeministrit, Zaho, ulet për herë të parë në bankat e shkollës duke nisur klasën e parë.