Nëna me COVID-19 lind në Tiranë, zbulohet gjendja shëndetësore e foshnjes

Një lajm i mirë vjen nga Tirana. Një nënë e re në moshë, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Pavarësisht se është pozitive ndaj Covid-19, gjendja shëndetësore e foshjnes është e mirë.

Nëna e fëmija kanë lënë spitalin dhe ndodhen në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në ditën që janë larguar, i është bërë testi ndaj Covidit, ku foshnja doli negative.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 146 raste të reja dhe 6 jetë të humbura nga Covidi.