Nëna e Kacifasit: Djali im trim është një yll në qiell që ndriçon Vorio-Epirin, ne jemi grekë dhe grekë do mbesim

Më 28 Tetor mbushen plot 2 vite nga ngjarja e ek stremistit grek Kostandin Kacifas në Bularat. Në fshat është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në nder të tij me familjarë dhe të afërm të Kacifasit, i cili tentoi të që llonte ndaj policisë shqiptare. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm, bashkëfshatarë dhe përfaqësues të shoqatës “OMONIA” në Shqipëri.

Familjarët e Kostandin Kacifas kishin kërkuar që ceremonia të zhvillohej më 28 tetor, por autoritetet kanë dhënë leje që ceremonia të zhvillohet këtë të shtunë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Ndërkohë, e ëma e të ndjerit ka folur për mediat dhe ka kërkuar të zbardhen detaje mbi ngjarjen e të birit teksa ka folur edhe për ekzistencën e një videoje.

Ajo është shprehur:

Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio-Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte v arë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë RENEA. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë mbesim.

Video: