Në zgjedhjet e ardhshme priten surpriza të mëdha! Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku shtoi se në vendin tonë nuk ka zgjedhje të lira.

“Pse lodheni kot! Nuk ka mundësi që të ketë drejtësi shoqërore në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje të lira. Më tregoni që nga ’92-i dhe është turp. Kush ka qenë zgjedhje e lirë?-Asnjë. Atëherë pse nuk ka zgjedhje të lira?-Sepse nuk ka Komision Qendror. Kush e kontrollon këtë Komision?-Gjithë partitë e mëdha. Ata nxjerrin komisionerët, ata nxjerrin të gjithë. Çdo na sillte neve si përparësi, votimi i emigracionit? Votën e pakontrolluar. Demokraci do të thotë pluralizëm, jo unifikim. Ata nuk janë të sigurt për votën. PD dhe PS i ndajnë gjysmë për gjysmë votat e partive të vogla. E kuptoni ku është thembra e Akilit? Nuk kemi zgjedhje të lira.

A do vijnë? -Pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Në qoftë se ata që kanë marrë përsipër ta bëjnë këtë, na garanton zgjedhjet e lira.

Alban Dudushi: Pavarësisht nga kjo panoramë e zymtë e zgjedhjeve që bëre, ti vetë do të marrësh pjesë duke u kandiduar apo nuk do të marrësh pjesë?

Spartak Ngjela: Ky është një ekuacion i cili nuk zgjidhet dot tani. Prioriteti është që të marr pjesë, po po është kështu siç ju tregova, nuk marr pjesë.