“Në vjeshtë mbërrijnë 400 mijë vaksina”, Silva Bino: Do jenë falas për këto kategori!

Shefja e ISHP-së, Silva Bino, u shpreh se me fillimin e sezonit të vjeshtës, do të fillojë vaksinimi i popullatës me vaksinat e gripit.

Bino u shpreh se vendi ynë ka siguruar 400 mijë doza që do të mbërrijnë në shtator-tetor.

Ajo tha se kjo vaksinë do të bëhet falas për një pjesë të popullatës, që është më e ekspozuar ndaj gripit sezonal, siç janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, pulmonare, por edhe mësuesit që shërbejnë në institucione arsimore.

Pyetje: A do të vaksinohet popullata me vaksinën anti-grip në sezonin e vjeshtës?

Bino: Janë siguruar 400 mijë doza që do të vijnë në fillim të shtatorit, dhe procesi do të vazhdojë në tetor dhe nëntor. Do të kenë përparësi personat e moshuar, me sëmundje kronike, me sëmundje pulmonare, fëmijët, gratë shtatzëna dhe mësuesit që shërbejnë në shkolla. Vaksinimi do të jetë falas, por do të ofrohen dhe vaksina në shërbimin privat, të çertifikuara dhe të sigurta.