“Në listat për deputet janë persona që duhet të ishin në pranga, si dhe dashnoret e ish-ministrave”, juristi i njohur plas ‘bombën’: Ja kush është drejtuesi i vërtetë i PD

Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për kandidatët për deputet që janë përfshirë në listat e PD. Sipas tij, pjesë e tyre janë bërë njerëz që sot duhet të ishin në pranga apo dashnoret e ish-ministrave.“Sic duken bathet, jane larg pashket.

Opozita qe pretendon te risjelle shpresen, ofron ne listen per deputete, persona qe kane marre pjese ne mynxyren CEZ e qe sot duhet te ishin ne bu rg, si dhe dashnoret/konkubina te ish-ministrave te korr uptuar.E kaluara po na mban peng, duke u perpjekur te imponohet si e ardhme.

Medet per ne, qe shohim se si perpara syve tane, ne demin tone e te vendit, po riciklohen te gjithe plerat e kesaj toke, te gjalle e te vde kur.”, shkruan juristi Romeo Kara. Ndërsa në një koment në këtë postim, juristi shkruan: “Luli thjesht i punesuar eshte aty. Klani Berisha eshte drejtuesi i vertete i PD-se.”