Në krahët e Markut, Rudina Dembacaj fotografohet në momente romantike buzë detit

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar, si në media ashtu dhe nga publiku. Dyshja kanë nisur së fundmi pushimet dhe moderatorja nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale.

Vetëm para pak minutash, ajo ka ndarë në Instastory foton më të ëmbël krah partnerit. Çifti kanë pozuar buzë detit, teksa Marku po mban në krahët e tij Rudinën.

Ajo gjithmonë është treguar shumë e hapur rreth jetës private dhe që nga momenti që lidhja e tyre u bë publike, fotot e tilla nuk kanë munguar.

Foto: