Në këtë qytet rruga ndahet më dysh nga reshjet e shiut

Nga reshjet e shumta dhe intensive të këtyre ditëve në vendin tonë situata është përkeqësuar. Pas rrugës Sarandë- Borsh që ishte zhytur 2 metra poshtë, një tjetër aks kryesor është shembur.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se është shembur dhe për pasojë është bërë e pakalueshme rruga që lidh Njësinë Administative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës. Siç shihet nga pamjet rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë pasi rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.

Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.