Në këtë qytet është e ndaluar të infektohesh nga virusi, heqin dorë mjekët…

Një lajm i çuditshëm por i vërtetë ka ardhur nga vendi fqinj Oniferi, në rajonin e Sardenjës në Itali. Kryebashkiakja ka bërë deklaratën dhe paralajmërimin e cuditshëm për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Ata e kanë të ndaluar të infektohen nga virusi pasi Oniferi nuk ka mjaftueshëm mjekë për të përballuar situatën. Stefania Piras u shpreh se mjekët janë duke hequr dorë nga punët dhe detyrat e tyre për shkak të vështirësisë dhe rrezikut të madh.

“Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor që të zëvendësojë mjekun që u largua dhe të jetë në shërbimin tuaj. Kështu që duhet të jemi të gjithë vigjilentë dhe të kujdesemi për vetën, asnjë nuk duhet të infektohet me virus” -deklaroi ajo.