“Ne jemi zhytur në m*t”, shpërthen Gentian Zenelaj dhe nuk lë gjë pa thënë: Ia kemi lënë këtyre që kanë 30 vite që bëjnë gallatë

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj shprehet i revoltuar për aktualitetin ku po jetojmë. Gent Zenelaj: E them përditë, përditë. Nuk duam ne ta bëjmë. Ne na pëlqen mender teje ajo gjëja… se është e ngrohtë. Mban pak erë por është e ngrohtë. Ne jemi zhytur deri në fyt por nuk na bezdis era, se jemi me covid. Nuk ndjemë gjë nga hundët dhe na pëlqen se jemi ngrohtë.

Ky është një popull që nuk do të bëhet. Ti mendon se Shqipëria nuk do të bëhej për 6 muaj nëse do të donte?! Kjo rini vitale që mëson një gjuhë të huaj brenda tre vitesh. Kjo rini që nëpër botë janë nxënës ekselentë, janë nëpër botë mjekë e inxhinerë të mirë.

Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë. Ne nuk na pëlqen ta bëjmë Shqipërinë sepse ne duam të jemi të gjithë mbretër. Nuk mendojmë të na udhëheqë tjetri, themi dua ta bëj vetë. Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë.

Gent Zenelaj: Ia kemi lënë këtyre që kanë 30 vite që bëjnë gallatë. Kjo është gallatë e madhe dhe unë si aktor marr spunto për personazhet e mija. Këta janë gallatë e madhe.

Janë njerëz që ne po na japim brumë. Unë do të kem brumë dhe për nja 30 vite në aktrim. Njerëz të tillë meskinë, të pafytyrë, baltosës, përdhunues, mashtrues, gënjeshtarë. Sot të shajnë nesër të përqafojnë. Këto janë personazhe të Rikardit III miku im, janë personazhe shekspiriane.“