‘Ne e kemi kalkuluar strategjinë elektorale, e kemi perfekte’, Kryemadhi tregon sa mandate i fiton LSI dhe PD

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se opozita e PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, me ndryshimet e fundit zgjedhore përllogarit 100 mandate.

“Ne me PD e kemi kalkuluar strategjinë elektorale, e kemi perfekte. Me strategjinë e re që ne kemi përgatitur, e cila do të shpallet pasi të mos ketë më ndryshime në kodin zgjedhor, kodi i ri LSI-së dhe PD-së i jep 100 mandate. Ndërsa kodi i vjetër na jep 84 deri në 86 mandate” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se Rama nuk e ka pritur që opozita do të firmoste më 5 Qershor.

“Rama nuk ka pritur që marrëvëshjen e 5 qershorit opozita do ta nënshkruante. Sepse, për hir të së vërtetës edhe ne kemi luajtur një cik bukur”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “Opinion”.