Në ditët e fundit të shtatzënisë, shihni si është transformuar Arbana Osmani (Foto)

Moderatorja Arbana Osmani është në një pritje të ëmbël. Shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Deri tani, moderatorja na ka treguar vetëm dekoltenë, madje duke bërë edhe shaka me faktin që gjoksi i saj është rritur. Por gjithmonë është munduar të fshehë barkun e saj dhe kjo gjë ka ngjallur shumë kureshtje.

Por për të gjithë ata që janë kureshtarë, në fotot e mëposhtme të siguruara nga Panorama plus, moderatorja shfaqet në muajin e fundit të shtatzënisë. Sigurisht në këtë foto i duket edhe barku i rrumbullakosur. Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj.