Pas këtyre dy ditëve pa reshje presim serish një përkeqësim të kushteve meteorologjike. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën).
Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë (Drini, Buna).
Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave .